15 minuta ka zgjatur seanca e sotme e parlamentit. Parlamenti nisi pa opozitën, pasi shumica nuk e lejoi që të futet brenda, jo vetëm 19 të përjashtuarit, por edhe pjesën tjetër.
Megjithatë deputetët opozitarë u futën me forcë. Iu drejtuan kryeministrit me ofendime dhe sharje. Ndërhyri garda duke mos lejuar përplasjen fizike.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i provokoi. “Turp të keni. Nuk dëshironi të flisni për hallet dhe problemet e qytetarëve. Këtu seanca mbyllet” tha ajo duke mbyllur seancën. Jashtë vazhdon protesta e thirrur nga opozita.