Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalimit nga Kuvendi zgjedhor i degës 11 të PD-së ka deklaruar “kryeministri Edi Rama është bërë pishman si dreqi për drejtësinë e re”, duke iu referuar arrestimeve dhe hetimeve të SPAK.
“Lufta për interesa personale për dy vite brenda PD, ka ardhur me një faturë shumë të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një pjesë prej nesh e ka përjetuar atë kohë kur Shqipëria nuk kishte opozitë. Ne nuk mund dhe nuk duhet të kthehemi në atë kohë. Tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri pas tjetrit, i janë turrur për ta sulmuar. Dhe kjo nuk është kohë për dilema, por për qëndrime të qarta: e mbështesim apo jo drejtësinë.