Ditën e sotme është raportuar një tjetër rast i rëndë i dhunës në familjes, saktësisht i “burgosjes” në shtëpi të bashkëshortes, ushtrimit të dhunës ndaj saj, si dhe monitorimit me kamera.
Policia bëri me dije se në pranga ka rënë një 26-vjeçar, i identifikuar si Asqeri Mandri, i cili kishte montuar kamera sigurie në çdo dhomë të banesës, për të parë lëvizjet e të shoqes. Ndërkohë mësohet se ka qenë vetë bashkëshortja ajo që më në fund ka denoncuar dhunën dhe izolimin.
Çifti janë prindër të katër fëmijëve, ndërsa mësohet se Mandri kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania.
Rasti i dytë në Tiranë, burri mbyll gruan në shtëpi, i vë kamera dhe e rreh