17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia e kërkonte për trafik droge, i riu kapet në Durrës

Kryesoret

Një 26-vjeçar në kërkim për trafik droge nga Italia është arrestuar në Durrës ditën e sotme, 6 shkurt. Ai akuzohet nga autoritetet italiane si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Pas arrestimit do nisin procedurat për ekstradimin e tij në shtetin fqinj. Ndaj 26-vjeçarit rëndon akuza “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

“Gjatë operacionit, në Durrës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. K., 26 vjeç.

Autoritetet në Itali i kanë caktuar 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, sipas përcaktimeve të Kodit Penal të Italisë”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit