Në një lidhje direkte me emisionin “Me zemër të hapur” te moderatores dhe autores Evis Ahmeti, ka folur këtë të martë vjehrri i Bardha Palit, e cila i dha fund jetës.
Ajo u vetëvar më 3 shkurt, pasi publikoi disa mesazhe lamtumire në FB ku hidhet akuza të rënda ndaj bashkëshortit të saj për tradhti, por këto janë hedhur poshtë nga vjehrri i saj Kadri Pali.
Ai tha se i biri dhe 47-vjeçarja ishin ndarë prej disa muajsh, pasi Ilir Pali “e ka kapur në gabim”.
“Unë e mora vesh lajmin nëpërmjet telefonit që u përhap në FB. Nuk di ta shpjegoj as unë, ajo ka deklaruar shumë gjëra, por nuk janë të vërteta. E kanë brenda për brenda me burrin. Ajo kishte djalin “I thoshte ç’ke o ma, më ke mua”. Ishin ndarë prej 6 muajsh, i kishte kapur disa gabime. Herën e fundit kemi folur para 2 muajsh, këtë gjë e mbajti të mbyllur. Ai e ka kapur në gabim, ndaj djali vendosi të ndahej. Konfirmoj që ka pasur lidhje tjetër për inatin e burrit
Njëra është nusja e çunit dhe tjetra është nusja e nipit (dy gratë që përmend Bardha në mesazh) nuk ka asnjë të vërtetë në ato që ka thënë, nga inati. Janë vetëm çështje inati. Djali im i mbajti të mbyllura këto gjëra. Iliri komunikon me të birin, ai ka thënë që “të gjitha problemet nuk i ka babi, por mami”. Bardha jetonte me djalin dhe nusen e tij, ndërsa Iliri jetonte vetëm në qytet. Nuk e kam ditur që ishin ndarë, tani e kam mësuar. Para dy muajsh kur erdhi tek unë në fshat, nuk shfaqi asnjë shenjë.
Ajo punë që ka bërë ajo është e turpshme. Ka futur shumë njerëz, për çështje inati, e konfirmon edhe djali i saj. Dilte pinte andej duhan dhe s’pyeste”, tha ai.
“Kjo çështje nuk mbyllet me kaq”! Kërcënon vëllai i shqiptares që vrau veten në Greqi