-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kopsit letrat dhe dërgon për gjykim avokatin Arjan Cengu, ja për çfarë akuzohet

Kryesoret

SPAK ka mbyllur hetimet për avokatin Arjan Cengu, i  cili akuzohet se ndikoi në lirimin e një të burgosuri dhe ka dërguar çështjen për gjykim.

Ndaj tij është ngritur akuza “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Avokati Arian Cengu dyshohet se ndikoi në mënyrë të paligjshme për lirimin e shtetasit Bari Iseberi, i arrestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Arjan CENGU, Bari ISEBERI, Musli LLESHAJ për kryerjen e veprave penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 i Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021).

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet bazuar në nenet 332/dh, pika 1, gërma “a” (ndryshuar me ligjin nr. 41/2021), 332/ë, 332/gj dhe nenin 13 pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 41, datë 06.02.2024, vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 272/1 të vitit 2021, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit