Damian Gjiknuri pas bllokimit të “Rformës Zgjedhore” nga ana e grupit Berisha-Bardhi, ka dhënë një prononcim për mediat ku është pyetur në lidhje me deklaratën e Arben Ahmetaj, i cili tha se kryeministri Rama e shkarkoi si Sekretar të Përgjithshëm të PS vetëm sepse i doli në mbrojtje ish-zv/kryeministrit.
Në përgjigjen e tij, Gjiknuri tha se aryset e largimit i ka dhënë në konferencë për media, ndërsa shtoi se kujtimet e tij do t’i shkruajë kur të dalë në pension politik.
“E para, këtu jam për reformën zgjedhore, e dyta shpjegimet e mi ai kam dhënë në një konferencë për shtyp, kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet e mia”, tha Gjiknuri.
Çfarë deklaroi Ahmetaj:
“Damian Gjiknuri, një nga arsyet se pse nuk është Sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Edi Ramës, që ajo që po ndodh me Ahmetaj është shkelje proceduriale nga ana e SPAK, së dyti është e gabuar. Kjo është arsye se pse ka ikur nga Sekretari i Përgjithshëm”.