-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lirohen protestuesit”! PS “gjen” tek Basha votat për amnistinë

Kryesoret

Partia Socialiste ka gjetur votat për miratimin e projektligjit për amnistinë! Partia Demokratike, pjesa e vulës së Lulzim Bashës ka propozuar një amendament për faljen e protestuesve të saj duke rritur shanset për të plotësuar numrin e votave të nevojshme për ta miratuar amnistinë.

Enkelejd Alibeaj prezantoi kërkesën në mbledhjen online që pjesë e faljes penale të jenë edhe personat e arrestuar apo dënuar nga protestat e thirrura nga opozita në vitet 2018-2020. PS u shpreh e gatshme ta marrë në konsideratë kërkesën.

Amendament për heqjen e ngarkesave penale ndaj protestuesve demokratë ka prezantuar edhe Ferdinand Xhaferri, pjesë e grupit parlamentar drejtuar nga Gazment Bardhi. Miratimi i amnistisë parashikohet të bëhet javën e ardhshme në parlament ku duhen 84 vota.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit