-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zëvendëskryeministri i Kosovës akuzon Serbinë për “krijim artificial të tensioneve”

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë për hap të njëanshëm dhe shkelje “flagrante të funksionalitetit” të institucioneve të Kosovës, përmes tentimit të dërgimit të një shume të dinarëve serbë në Kosovë.

Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh që euro të jetë valuta e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Bislimi tha se Beogradi, me veprimin e 7 shkurtit, synoi “krijimin artificial të tensioneve”, duke shtuar se duhet të dënohet nga të gjithë që kundërshtojnë hapat e njëanshëm.

Më herët gjatë ditës, Banka Popullore e Serbisë tha se nuk u lejua dërgimi i dinarëve në Kosovë, por nga Dogana e Kosovës argumentuan se ia kanë sqaruar palës serbe se qarkullimi i mjeteve nuk lejohet pa autorizimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Bislimi tha se Banka Popullore e Serbisë, dërgoi një kamion mbushur me dinarë serbë në vlerë prej afër 1 milion eurosh drejt kufirit të Kosovës. Por, sipas zëvendëskryeministrit kosovar, individët që po e përcillnin këtë mjet transportues, “u prezantuan me kredenciale të një kompanie inekzistente me pretendimin që paratë duan t’i dërgojnë te një entitet po ashtu inekzsitent në Kosovë dhe për interes të përfituesve, emrat e të cilëve as i dinë, e as nuk i kanë”.

Banka Popullore e Serbisë tha se paratë ishin të destinuara për kasafortën që ajo ka në Leposaviq, një prej katër komunave në veri të Kosovës, ku serbët janë shumicë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit