-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Black Hawk”, dronë dhe sistem mbrojtës! Peleshi: 5 rreziqet që na kanosen

Kryesoret

Duhet strategjie e re për sigurinë kombëtare. Kështu deklaroi Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë një takim konsultativ për çështje të sigurisë kombëtare me grupe interesi; ushtarakë me grada madhore, drejtues të shoqatave të ushtarakëve në rezervë, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ekspertë të fushës së sigurisë dhe strategjisë nga AFA dhe Kolegji i Mbrojtjes dhe i Sigurisë.

Peleshi evidentoi disa faktorë që kanë shtuar nevojën për rishikimin e strategjisë kombëtare të sigurisë, duke nisur nga kërcënimi që agresioni rus në Ukrainë paraqet për zonën Euro-Atlantike, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet hibride dhe sulmet kibernetike, etj.

Gjithashtu Ministri Peleshi u shpreh se gjatë vitit 2024 buxheti i mbrojtjes është në nivelin 2% të PBB, sipas kërkesave të NATO-s e krahasuar me vitin 2023 është rritur rreth 22%. Si arritje të vitit të kaluar Ministri I Mbrojtjes përmendi zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike, kompletimin me dy helikopterët e parë BLACK HAWK, rritjen e kapaciteteve operacionale të FA-së, ngritjen e Qendrës së Inovacionit, Shërbimin satelitor për institucionet ligjzbatuese dhe zhvillimit apo investimet në Edukimin Profesional Ushtarak sipas modelit West Point.

Një vëmendje e veçantë do të jetë gjatë këtij viti operacionalizimi i Bazës Ajrore të Kuçovës- s, fillimi i zhvillimit të  projektit ushtarak të Porto Romano-s, modernizimi i Zonës Trajnuese në Bizë apo dhe stërvitja dhe ndërveprueshmëria, kryesisht nëpërmjet stërvitjeve ushtarake, si “Defender Europe”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit