2 persona që ishin shpallur në kërkim për drogë dhe vjedhje janë arrestuar nga policia ditën e sotme.
Në pranga ka rënë Franko Gatali 27 vjeç banues në Tiranë i cili ishte dënuar 2 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu është arrestuar edhe Landi Qerimi, 21 vjeç banues në Tiranë i cili ishte dënuar me 9 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje në tentativë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.