-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet në Dubai Julian Meçaj, ish-anëtar i bandës së Durrësit

Kryesoret

Së fundmi është arrestuar në Dubai Julian Meçaj, ish-anëtar i bandës së Durrësit.

Julian Meçaj është numri 2 i bandës së Durrësit, roli dhe ndikimi i të cilët u zbulua edhe më në detaje pas arrestimit të Adriatik Colit, një nga anëtaret e bandës.

Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy.

Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës së Durrësit.

Ky qytetar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike” mbetur në tentativë, “Vrasja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit