Ambasada e SHBA-ve ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Tiranës për goditjen që i’u bë këtë të enjte një grupi kriminal që merrej me falsifikimin e vizave amerikane.
Përmes një postimi në rrjete sociale ambasada falenderon drejtuesit e institucioneve ligjzbatuese shqiptare të cilët bashkëpunuan me me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të DASH.
Ambasada thekson se mbetet e përkushtuar që të punojë me partnerët për të ndjekur penalisht të gjithë ata që kryejnë mashtrime me vizat amerikane.
Gjithashtu ambasada këshillon qytetarët që t’i dorëzojnë aplikimet për viza online dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi
Tiranë/ 10 mijë euro dhe vizën në xhep! Si mashtroheshin qytetarët nëpërmjet “Instagramit”
“Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane”, thuhet në reagimin e ambasadës.