-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fqinja e gjeti mes gjakut, si ndodhi përleshja e të moshuarit me “mikun e shtëpisë”

Kryesoret

Ditën e sotme një 81-vjeçar banues në lagjen numër 15 në Korçë, u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ku u konstatua se i moshuari kishte marrë plagë të shumta trupore.

Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një grabitje me dhunë në banesën e të moshuarit, por nga hetimet e policisë dyshimet kaluan se Gaqo Tili mund të jetë konfliktuar me një person i cili ishte në shtëpinë e tij.

Gjak dhe gota të thyerja! Si ndodhi përleshja në Korçë? Detajet e fundit

Kanë qenë fqinjët ata që e kanë gjetur të moshuarin të shtrirë për tokë dhe kanë marrë në telefon ambulancën. Një fqinje tregon se kur u futën në banesë e gjetën të mbuluar me gjak.

“Pas orës 7 vjen komshija me shumë shpejtësi dhe thotë hajde se ka vdekur Gaqua, dera ishte hapur dhe ai ishte i tëri shtrirë dhe i mbuluar me gjak. Lajmëruam ambulancën, hymë brenda në banesë dhe pamë që ishte mbuluar me gjak dhe shtëpia ishte shumë rrëmujë dhe me gjak nga të gjitha anët. Viktima rënkonte dhe jepte përgjigje të pakuptueshme.

Morëm spitalin dhe policinë kjo e fundit erdhi në moment. Nuk shoqërohej me njeri vetëm me të pallatit këtu nuk ka asnjë të afërm vetëm motrën e moshuar. Nuk kam ditur gjë për probleme të tij, vetëm di që është rëndë në spital”, tha një komshije e 81-vjeçarit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit