Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës që ish-kryeministri të merrte pjesë në seancat plenare të parlamentit. Genci Gjokutaj tha se urdhri është politik.
“Ata vazhduan në të tyren ne do të vazhdojmë betejën tonë. Gjykata nuk arriti dot të konkludonte, këta kanë hyrë në këtë, pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate” tha ai.