Mjeku Edvin Prifti ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje. Ai ndodhet nën hetim prej 4 vitesh. Prifti do të pyetet si person nën hetim e me gjase do t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Priftit pritet t’i komunikohet akuza, ndërsa shoqërohet nga avokati i tij, Henrik Ligori.
Kardiokirurgu doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.
Gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash. SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT.