-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu refuzon armëpushimin në Gazës dhe thotë se fitorja është ‘brenda mundësive’

Kryesoret

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë kushtet e një armëpushimi në Gaza të propozuara nga Hamasi dhe ka kundërshtuar presionin e SHBA për të ecur më shpejt drejt një zgjidhjeje të ndërmjetësuar të luftës, duke thënë se nuk mund të ketë zgjidhje për çështjet e sigurisë së Izraelit përveç “fitores absolute” mbi grupin militant, shkruan “The Guardian”.

Kryeministri izraelit konfirmoi gjithashtu se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit ishin udhëzuar të fillonin operacionet në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku popullsia është shtuar nga qindra mijëra njerëz të zhvendosur.

Në një kundërshtim të ashpër ndaj administratës Biden dhe sekretarit vizitues të shtetit të SHBA, Antony Blinken, Netanyahu tha se do të duheshin muaj më shumë luftime përpara se Hamasi të mposhtej.

Duke sugjeruar se fitorja ishte “e afërt”, kryeministri izraelit tha: “Nuk ka alternativë për kolapsin ushtarak [të Hamasit]. Nuk do të ketë një kolaps civil [të sundimit të Hamasit] pa një kolaps ushtarak.”

Duke thënë se asnjë pjesë e Rripit të Gazës nuk do të ishte “imune” nga ofensiva e Izraelit, Netanyahu, vlerësimet e të cilit në sondazhe kanë rënë, gjithashtu përjashtoi çdo marrëveshje që do ta linte Hamasin nën kontrollin e plotë ose të pjesshëm të Gazës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit