-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas rakisë erdhi dajaku/ Zbardh dinamika, si u plagos 71-vjeçari?

Kryesoret

Korçë/Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.15, ku në banesën e tij, u gjet i dëmtuar me sende të forta, një 81-vjeçar. Policia identifikon, kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, në lidhje me ngjarjen ku në lagjen nr. 15, Korçë, në banesën e tij u gjet i dëmtuar me sende të forta shtetasi G. T., 81 vjeç, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj personit të DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. A., 72 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas ka qenë së bashku me shtetasin G. T., në banesën e këtij të fundit, ku dyshohet se në gjendje të dehur e ka goditur 81-vjeçarin me sende të forta. Shtetasi G. T., vijon të ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sherri mes të moshuarve, dëshmia e autorit: Jemi shokë, pimë pak alkool

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit