-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS tërheq ligjin për lojërat e fatit! Pse?

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi tërhoqi të enjten nga rendi i ditës i seancës plenare projektligjin për “Lojërat e Fatit” në mënyrë të pashpjegueshme.

Ligji i shqyrtuar prej më shumë se 4 muajsh në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u miratua të martën pas ndryshimeve të fundit të arritura me konsensus me ministrinë e Financave dhe u fut në rend të ditës në seancën plenare të radhës.

Kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla njoftoi kërkesën e Çuçit për ta tërhequr dhe me 74 vota pro të deputetëve socialistë, projektligji u tërhoq nga rendi i ditës pa caktuar një datë tjetër për votimin e tij.

Çuçi nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjes së BIRN mbi arsyet e tërheqjes së projektligjit.

Qeveria “Rama 3” vendosi të rikthejë bastet sportive 5 vite pasi i mbylli ato me ligj dhe ndërmori një aksion me emrin “Fundi i marrëzisë”, ndërkohë që aktiviteti lulëzoi në mënyrë të paligjshme gjatë gjithë këtyre viteve.

Qeveria pranoi se kishte dështuar të kontrollonte aktivitetin e paligjshëm duke sjellë një ligj që synonte të rikthente në shinat ligjore këtë aktivitet./BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit