-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkon në shtëpi tap në alkool, 45-vjeçari i hyn në dajak familjarëve

Kryesoret

Një 45-vjeçar ka përfunduar në pranga, kjo pasi ai në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës, nënës dhe vëllait të tij. Arrestimi i tij është bërë në flagrancë, në fshatin Radovesh teksa po ndodhte një konflik i ashpër dhe dhuna.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Ndërhyrja në kohë e Policisë  parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti dhune në familje.

Në gjendje të dehur, ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij,  arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Radovesh, po ndodhte një konflikt i ashpër në familjen e shtetasit A.D., menjëherë shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, u parandalua përshallëzimi i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., 45 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë. Ky shtetas, në gjendje të dehur u konfliktua dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit