-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Bledar Dedjas/ Dyshohet se viktima kishte jetë të dyfishtë, përdorte 2 telefona

Kryesoret

Vijojnë ende hetimet në lidhje me vrasjet makabre të 39-vjeçarit shqiptar, Bledar dedja i cili u vra para pak kohësh në një pyll në Treviso të Italisë.
Ndonëse ende nuk ka të arrestuar autoritetet italiane po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Hetimet janë fokusuar tek ngjarja si krim pasioni ndërsa dyshohet se 39-vjeçari kryente jetë të dyfishtë.
Mësohet se Dedja kishte 2 telefona njërtin prej të cilëve e përdorte për takime të fshehta.
Njësia speciale Ris e mbërritur nga Parma do të nisin ekzaminimin e rrobave që mbante të veshura natën e ngjarjes, gjithashtu edhe makinën, çelësat origjinale të cilës nuk i janë gjetur ende.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, hetuesit duken mjaft të bindur se 39-vjeçari kishte një takim me vrasësin. Për këtë arsye aktualisht po analizohet aparati i dytë celular që ishte në pronësi të tij. Prokurorja Barbara Sabattini shpreson që të gjejë të dhëna për të dyshuarit nëpërmjet telefonit.
Telefoni që mbante 39-vjeçari ka një pin ndaj duhet një ekspert për ta zhbllokuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit