Si cdo të premte edhe sot ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Beqaj duhet të paraqitet çdo të premte në SPAK para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Ai akuzohet për kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.