Një person është gjetur pa shenja jete afër stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 13:45, në “Lagjja 28” në Fushë-Kosovë.
“Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë-Kosovë. Njësitë policore, si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë.
Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë. Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.