-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Keni paqartësi për pensionet me Italinë? Ju përgjigjet eksperti te 5Pyetjet.al

Kryesoret

Pak ditë më parë u firmos marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Pyetjet nga shqiptarët që jetojnë këtej dhe përtej Adriatikut janë të shumta për vitet e punës dhe paqartësitë që kanë. Pyetjeve që janë drejtuar në faqen “5Pyetjet.al” u jep përgjigje Giorgio Rubolino nga “Diaspora 91-19” në Itali, i cili është ”Cavalier i Urdhrit të Merituar i Republikës Italiane”.

Pyetjet nga qytetarët dhe përgjigjet nga zoti Giorgio Rubolino

A mund t’i marrin pensionet nga Italia nëse jetojnë ne Shqiperi?
– PO

Kam gjashtë vite kontribut ne Itali, a fitoj gje?
– Kur te mbushesh 67 vjec po te heqesh rezidencen nga Italia, PO!

Dy vitet e ushtrisë në Shqipëri futen në vitet e pensionit?
– Me sa di une ne Shqiperi PO nga Italia s’e besoj.

Kam 33 vite pune në Itali dhe 10 në Shqipëri, jam 57 vjeç, kam filluar punë 14 vjeç e gjysmë, a mund të bëj kërkesë për pension?
– Me akordin t’i del menjehere ne pension

A keni zyrë në Milano apo qytete të tjerë në Itali?
– PATRONATE ka ne te gjithe Italine, une jam ne ASTI

Unë jetoj në Itali, por nuk kam punuar në Shqipëri, a marr pension?
– Kur te plotësosh kushtet ligjore

Po nëse jam me asistencë sociale, mund ta ndërpres dhe të marr pension?
– PO

Po personat që nuk kanë punuar dhe janë 67-vjeç, cfarë përfitojnë?
-Assegno Sociale ne se ke 10 vjet rezidence dhe me Permesso di Soggiorno di Lungo Periodo.

A taksohet pensioni i shqiptarëve në Itali?
-Po ne Itali taksohet cdo e ardhur.

Kam 20 vite punë, 10 Shqipëri dhe 10 Itali, a përfitoj?
-Po, pension pleqerie kur te mbushesh 67 viç ne Itali e 65 vjeç ne Shqiperi

Sa vite punë duhet të kesh për t’i bashkuar për të marrë pension?
– Ne Itali 20 ne Shqiperi 15

Kam 9 vite në Shqipëri dhe 18 në Itali, a marr gjysmë pensioni në Itali dhe Shqipëri?
– Po kur te mbushesh moshen

Jam 70 vjeç, në Itali kam punuar 20 vjet dhe 24 në Shqipëri, kur të mbush 71 vjec, do të marr pensionin e punës sepse më doli shumë i vogël prandaj më kanë dhënë pension social, a bashkohen tani vitet?
– Me akordin t’i del ne pension pavarsisht nga niveli i tij

Unë kam punuar që 19 vjeç, kam paguar 25 vite kontribute në Shqipëri, dhe po punoj në Itali mbi 24 vjet, si do t’ja bëj?
– Ti del menjehere ne pension

Nuk kam vite punë në Shqipëri, në Itali kam më pak se 20 vjet, a kam të drejtë për pension?
– Kur te mbushesh 71 vjet

Kam dy vite kontribute në Shqipëri dhe 18 vite punë në Itali, a përfitoj, a bashkohen?
– Po perfiton

Kam 15 vite punë në Durrës dhe 28 vite në Itali, tani duhet të dal edhe pse jam mbi 64 vjeç?
-Del menjehere ne pension

Po asistenca sociale në Shqipëri a njihet?
– Nuk e di

Kam 20 vite punë në Itali, tani erdha në Shqipëri për të punuar, a njihet pensioni?
– Kur te mbushesh moshen (67 vjec)

Kam punuar 27 vite në Shqipëri dhe jam në pension në Shqipëri, në Itali kam 19 vite punë, jam 73 vjec, a përfitoj gjë?
-Del menjehere ne pension

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit