Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe,. Mësohet se nga flakët ka marrë plagë në trup një 61-vjeçare. Ngjarja ndodhi në fshatin Omaraj rreth orës 10:20.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. M., 61 vjeçe, në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe. Nga flakët është dëmtuar kjo shtetase dhe si pasojë po merr asistencë mjekësore në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.