Komisioni i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë me kërkesë të Partisë Socialiste ka përjashtuar dy deputetë të PD, Edi Paloka 40 ditë dhe Petrit Doda 20 ditë lidhur me incidentet e ndodhura një ditë më parë gjatë seancës plenare.
Seanca plenare e së enjtes u shoqërua me tensione dhe debate mes deputetëve të Rithemelimit dhe mazhorancës.
Ligjvënësit nga radhët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe përdorën zhurmues për të ndaluar mbarëvajtjen e një seance normale.
Deputeti i PD-së Edi Paloka dogji rregulloren e Kuvendit, Petrit Doda u përplas me deputetin Enkelejd Alibeaj, duke i shkuar te vendi dhe duke diskutuar me tone të larta.
Me dy të fundit shkon në 25 numri i deputetëve të PD-së që aktualisht janë të përjashtuar.