-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Administrata publike si kombëtarja, do fitoni të ardhmen e Shqipërisë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për administratën publike si një nga pikat kyçe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian duke i cilësuar ata si një skuadër e ekpit kombëtar.

Rama tha se kjo skuadër nuk do të sjellë fitore të lumtur për një natë por do të sjellë fitoren e Shqipërisë.

“Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë më parë mundësinë që ka sot dhe nuk ka arritur të jetë vendi ku shteti është ai që u jep të gjithë qytetarëve mundësinë që të bashkëjetojnë në një rend ligjor të sigurt të mirëqeverisjen dhe të gëzojnë lirinë e konkurrencës me të drejtën e meritës.

Sot Shqipëria e ka këtë mundësi reale praktike konkrete e prekshme me sy sepse horizonti i bashkimit përfundimtar me familjen evropiane është një realitet konkret. Ajo çka lidh këtë parantezë me ju është se për ta realizuar këtë arritje historike administrata publike është faktori kyç i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm.

Në këtë mënyrë do të përcaktohet edhe shpejtësia me të cilën Shqipëria do të hyjë në BE, por edhe cilësia e jetës demokratike e institucioneve  funksionimit të shtetit dhe garancive për çdo individ në këtë vend. Ky është një fakt. Nga çdokush varet një grimcë e tërësisë së punës së jashtëzakonshme që duhet të bëjë Shqipëria drejt BE-së.

Administrata ta shohë veten si kombëtarja. Secili dhe secila prej jush mbartin sot se janë pjesë e kësaj skuadre. Bartin të njëjtin mision që bart çdo lojtar i ekipit tonë kombëtar. Në rast se ekipi jonë kombëtarja fiton ndeshje futbolli, kjo skuadër nuk do të fitojë as një ndeshje futbolli as disa ndeshje futbolli, por kjo skuadër kombëtare do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë.”- tha Rama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit