Një lëvizje që nuk pritej ishte ajo e orëve të fundit të merkatos, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi thuajse i zyrtarizuar tek Beshiktash.
Bëhet fjalë për një transferim aspak modest si në kualtet ashtu dhe në aspektin ekonomik. Plot 10 milionë euro i ka kushtuar Beshiktashit sulmuesi i talentuar, një situatë në të cilën dhe Tirana “fërkon duart”.
Beşiktaş’a hoş geldin Ernest Muci! 🦅 pic.twitter.com/sVVoqznjON
— Beşiktaş JK (@Besiktas) February 9, 2024
Lojtari kaloj tek Legia Varshavës pikërisht nga klubi bardheblu, asaj kohe për 500 mijë euro, ndërsa tani vlera e tij është 20 fishuar. Tirana në këtë rast do të përfitojë 1 milion euro nga shitja e lojtarit, pasi zotëron ende 10 përqind të kartonit.
Ndërkohë që 9 milionë euro do të përfundojnë në arkat e polakëve të Legias. Presidenti i Besiktasi, Hasan Arat, ka udhëtuar gjatë ditës së enjte drejt Varshavës me avion privat për të marrë futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë.
Sulmuesi tek Beshiktash do të përfitojë një pagë 1.8 milionë euro neto në sezon, me një kontratë për 3 vite e gjysmë.
“Bomba” e merkatos/ Ernest Muçi drejt firmës me gjigantin turk