Mediat italiane kanë publikuar emrin e 54-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në zonën e Pavullo, Itali. Ai është Aleksandër Bala, baba i dy fëmijëve 22 dhe 19 vjeç.
54-vjeçari humbi jetën në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti me traktor. 54-vjeçari ishte duke lëvizur me traktorin e tij kur mjeti bujqësor rrëshqiti dhe doli nga rruga.
Në momentin që traktori doli nga rruga, 54-vjeçari u hodh për të shpëtuar. Por fati nuk ishte në anën e tij, pasi nga hedhja ai u përplas fort në tokë, e për rrjedhojë vdiq në vend. Autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.