Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi një grup demokratësh në Vlorë duke u kërkuar që të bashkohen për të rrëzuar qeverinë.
“Shqipëria po boshatiset nga një qeveri dhe ideologji anti-shqiptare për shkak të korrupsionit. Por Vlora qëndron në krye të kësaj zbrazje.
Kjo ka të bëjë me papajtueshmërinë jo vetëm të opozitarëve të Vlorës, por edhe socialistëve të Vlorës që e ndjejnë se po përdoren si “mish për top”, po tërhiqen prej hunde, po trajtohen si dele nga një pakicë që merr dhe zhvat në emër të tyre” tha ai.
Nuk e kurseu sulmin për demokratët që janë bashkuar me Sali Berishën duke “harruar” se i zgjodhi vetë në listat e 2021-shit.
“Kemi kërpudha dhe myshqe, i javiten skenës politike, kanë ardhur nga hiçi, janë hiç dhe drejt hiçit do të shkojnë. Të tjerë të paaftë për të bërë atë që ka bërë secili prej jush për të qëndruar pavarësisht cdo çmimi dhe kostoje.
Ka edhe nga ata që në përbuzje të sakrificës së demokratëve dhe opozitarëve mundohen të përfitojnë nga kjo situatë duke përdorur kartën e vjetër me shumë dëme, zero sukses, por mashtrim, populizëm, ky është kurthi që PD, ju dhe ne nuk kemi lejuar që të biem. Kjo është arritje e jashtëzakonshme” tha ai.