Tre shqiptarë janë ekstraduar ditën e sotme drejt Spanjës dhe Italisë. Ata ishin shpallur në kërkim nga këto vende për kultivim droge, vrasje dhe rrëmbim personi.
Në Itali është ekstraduar shtetasi Shkëlzen Keqi (Deliu), 41-vjeç. Keqi më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar Elson Kolaverin.
Po ashtu në Itali është ekstraduar edhe shtetasi Daniel Gjoni 23-vjeç, pasi në gusht të vitit të kaluar, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka dhunuar dhe rrëmbyer, të rinj, për t’i grabitur.
Drejt Spanjës është ekstraduar shtetasi Dienis Hoxhaj (Haskaj) (Jazaj), 34 vjeç. Ky shtetas gjatë vitit të kaluar, si pjesëtar i një grupi kriminal, ka qenë implikuar në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike
Interpol Tirana
Koordinimi i vazhdueshëm me partnerët në Itali dhe në Spanjë, finalizoi ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të këtyre shteteve.
3 shtetasit e ekstraduar, të lokalizuar dhe të arrestuar nga Policia shqiptare, për vepra penale si: vrasja, rrëmbimi i personit, kultivimi i bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe vjedhja.
Si rezultat i bashkëpunimit konstant të specialistëve të Interpol Tiranës me ata të Interpol Romës dhe të Interpol Madridit, janë finalizuar ekstradimet në këto shtete, të 3 shtetasve shqiptarë, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga gjykatat në Milano dhe në Castellon, për vepra të ndryshme penale.