Dy protesta janë zhvilluar ditën e sotme në Durrës dhe në Devoll. Në juglindje, fermerë dhe blegtorë kanë protestuar përballë drejtorisë së Bujqësisë në Devoll. Fermerët në shenjë protestë kanë marrë dhe traktorët, të cilët i kanë rreshtuar ashtu si europianët përballë drejtorisë.
Ndërkohë që në Fllakë të Durrësit banorët janë hedhur në protestë në shenjë kundërshtie për punimet e një firme e cila ka fituar një tender për rrugën hyrëse të kësaj zone.
Banorët kërkojnë që të kenë akses në këtë rrugë dhe ajo mos të bllokohet, por të ketë dalje për çdo lagje. Sipas tyre mbikalimi që do të ndërtohet nëse nuk i jep zgjidhje.