-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haga: Po gjykojmë individët, jo UÇK-në

Kryesoret

Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trëndafilova deklaroi se gjykata që drejton gjykon përgjegjësinë penale të individëve dhe jo atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trëndafilova u shpreh se aktakuzat e konfirmuara para Gjykatës Speciale janë ngritur kundër individëve dhe jo kundër UÇK-së.

“Kolegjet e specializuara janë gjykata dhe merren ekskluzivisht me përgjegjësi penale individuale. Kjo gjykatë nuk mund të përcaktojë përgjegjësinë e organizatave të tëra si UÇK-ja, apo grupeve etnike, për shembull.

Fakti është se aktakuzat e konfirmuara para Dhomës së Specializuar janë ngritur kundër individëve dhe jo kundër UÇK-së. Është gjithashtu tregues se viktimat, pjesëmarrja e të cilëve në procedurë u miratua, i përkasin të gjitha grupeve etnike, përfshirë shqiptarët dhe serbët”, ka thënë ajo për Kosovo Online.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit