Katari është skuadra e parë që nga Japonia e vitit 2004, që ruan kurorën si fituesja e Kupës së Azisë. Një finale e cila pa si protagonist absolut sulmuesin anësor Akram Afif.
27-vjeçari realizoj një tripletë e cila e lejon të jetë golashënuesi i kompeticionit, si dhe i dhuronëvendit të tij trofeun madhor.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 22-të me një penallti të kthyer në gol nga Afif.
Jordania vazhdoi të besonte në ëndrrën e saj për një fitore dhe barazoi shifrat në pjesën e dytë madje duke krijuar dhe rastet më të rrezikshme për gol në këtë përballje.
Por dy gola të tjerë të Afif thyen shpresat e tyre dhe lejuan Katarin të triumfojë me rezultatin 1-3.