-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Premier League/ Liverpool rimerr menjëherë kreun, Tottenham triumfon ndaj Brighton

Kryesoret

Liverpool pas humbjes 3-1 ndaj Arsenalit raundin e kaluar në Premier League, ka bërë detyrën në “Anfield” përballë Burnley.

Të besuarit e Jurgen Kopp triumfuan 3-1 duke rimarrë dhe kreun e kampionatit.

The Reds zhbllokuan takimin në minutën e 21-të me Jotan, por mysafirët nuk u pajtuan assesi me rezultatin.

O’Shea vendos ekuilibrat, duke dërguar skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, fitorja u sigurua nga golat e Diaz dhe Nunez, me skuadrën e Klopp që merr 3 pikë të rëndësishme. Liverpool kryeson me 54 pikë, ndërsa Burnley është e parafundit.

Në takimet e tjera, Fulham triumfoi 3-1 ndaj Bournemouth. Për vendasit në Craven Cottage (London), Armando Broja u aktivizua vetëm 15 minutat e fundit. Në Tottenham Hotspur Stadium (London), ndeshja mes Tottenham dhe Brighton përfundoi 2-1. Premier League luan pasdite ndeshjen Nottingham-Newcastle.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit