-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonia: S’ka pasur atentat ndaj Kurtit në Shkup

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti konfirmoi se ka pasur plane për atentat ndaj tij nga Strukturat e Serbisë gjatë vizitës së tij në Shkup.

Ai ka thënë se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentative per atentat ndaj tij.

Albin Kurti: Jam kërcënuar nga individë dhe struktura me rrënjë në Beograd

Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij.

Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, kanë thënë nga MPB e e Maqedonisë për Euronews Albania.

Në lidhje me tentativen per atentat ndaj tij, Kurti tha se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd.

“Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha Kurti.

Detaje të planit serb për atentat ndaj Kurtit në Shkup

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit