Në ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një vendpunishte në Qirez të Komunës së Skënderajt.
Siç mësohet një person ka humbur jetën në ambientet e punës si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë, pasi dyshohet se e zuri poshtë ekskavatori.
Lajmin e ka konfirmuar dhe Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar.
“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore” njofton policia.