-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditet Kurbini/ Policia: Shënjestër ishte pronari, por u vra ekonomisti

Kryesoret

Ekonomisti i një firme inertesh në Kurbin, Selman Mihana është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në ambientet e kompanisë. Sipas policisë nga të shtënat është plagosur edhe pronari i firmës, Ardian Gjeloshi i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Zv/ drejtori i policisë, Gentian Berberi tha se objektiv ishte pronari i biznesit që mbeti i plagosur. “Sot u tentua që të vritet Ardian Gjeloshi. Dyshohet se u qëllua me automatik. Po hetojmë të gjitha konfliktet dhe mosmarrëveshjet. Objektiv i atentatit është personi që ka mbetur i plagosur” tha ai nga Gurza e Kurbinit ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA.

Thellohet bilanci, pas vrasjes së ekonomistit, qëllohet drejt pronarit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit