Pas mbledehjes së Asamblesë, Rama teksa fliste për mediat ka folur rreth çështjes së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
“Për pyetjen që më bëni është e për e kotë, ka vetëm një përgjigje. PS nuk komenton çështje që lidhen me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë i ka me drejtësinë. Ka një karakteristika të të gjithë atyre që kanë çështje me drejtësinë që ndjehem viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera, por nuk është fare për mua dhe për ne ta shpjegojmë këtë fenomen’, tha Rama