-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtoresha e QSUT reagon pas zjarrit: Asnjë i lënduar! Ja çfarë ndodhi

Kryesoret

Drejtoresha e QSUT Albana Fico, ka  bërë një reagim për mediat pas zjarrit që ra në katin -1. Fico tha në një deklaratë për mediat se nuk ka asnjë të lënduar dhe se të gjithë pacientët janë zhvendosur në ambiente të tjera të QSUT dhe po vazhdohet normalisht me trajtimin e tyre.

“Të gjithë pacientët në katin e sipërm që i takon edhe urgjencës, janë të sistemuar dhe ndiqen nga trupa  urgjencës dhe shërbimet përkatëse pranë QSUT. S’ka pasur asnjë humbje jete dhe asnjë lloj përkeqësimi. Ka akoma një sinjal teknik alarmi që tregon se kjo ndërtesë ka elementë të lartë sigurie që bën të mundur që pacientët të jenë të sigurt.

Ka qenë një defekt në një dhomë teknike që po monitorohet. Grupi teknik së bashku me mirëmbajtjen e QSUT ka në kontroll çdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar në vetëm një dhomë teknike. S’ka prekur asgjë tjetër. Ka probleme në pajisjet e imazherisë? Jo, absolutisht jo”, tha Fico.

Fico thotë se të gjitha rastet e urgjencës deri në rifillimin e punës në QSUT do të trajtohen nga Trauma dhe Shefqet Ndroqi.

Ministria e Shëndetësisë për zjarrin në QSUT: Nuk pati rrezik për pacientët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit