Kryeministri Edi Rama refuzoi t’i përgjigjet pyetjes së gazetarëve në lidhje me akuzat e bëra nga Arben Ahmetaj se e kanë kërcënuar me jetë.
Para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kreu i qeverisë kur u pyet në lidhje me deklaratat e ish-numrit dy të qeverisë u shpreh se PS ka nevojë për një hapje të madhe
Pyetje: E keni kërcënuar Ahmetajn?
Rama: PS është në një proces të rëndësishëm dhe ne jemi të vetëdijshëm që është më e nevojshme se asnjëherë më parë një hapja e madhe e partisë dhe një përfshirje sa më e gjerë e të gjithë atyre që kanë dëshirën dhe nevojën e brendshme të kontribuojnë dhe kërkojnë hapësirën e tyre me të drejtë.