-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gracka” zë mat 31-vjeçarin me kallashnikov, në pranga dhe një i mitur

Kryesoret

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi fshihte në banesë armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjatë kontrolleve në banesën e 31-vjeçarit të identifikuar me inicialet A.G., blutë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe fishekë luftarak.

Po ashtu, një 15-vjeçar është vënë nën hetim për moskallëzim të këtij rasti të armëmbajtjes pa leje.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për një rast të armëmbajtjes pa leje, në një banesë në fshatin Çukë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar “Gracka”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç.

Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe fishekë luftarak.

Ndërkaq, i mituri u procedua penalisht pasi dyshohet se ishte në dijeni se shtetasi A. G. fshihte armë zjarri dhe nuk kishte kallëzuar krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit