-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kavajë/ Vrau të ëmën, 35-vjeçari vuan nga shëndeti mendor, ekspertiza jep detajet

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kavajë, një 75-vjeçare u raportua e vdekur nga shkaqe natyrale.

Nga hetimet e thelluara sot u raportua se shkak i vdekjes së saj është bërë i biri, 35-vjeç Ndriçim Sokoli. Policia informon se i riu ka dhunuar të ëmën e tij deri në vdekje, gjithashtu njoftohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

E moshuara jetonte në shtëpi me djalin e saj, ndërsa trupi i sajë ishte gjetur disa orë më vonë pasi kishte dhënë frymën e fundit.

Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:

Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën. Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

E rëndë në Kavajë! I riu rreh për vdekje të ëmën 75-vjeçe

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit