Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, në një zonë të banuar.
Mësohet se një automjet tip “Mercedes” ka humbur kontrollin si pasojë e lagështisë dhe ka dalë nga rruga dhe duke goditur dhe dëmtuar një shtyllë të tensionit të lartë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Mësohet se si pasojë e aksidentit janë shënuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të dëmtuar.
OSHEE në Pogradec ka ndërprerë energjinë elektrike në disa lagje për shkak të dëmtimit të shtyllës mbajtëse të rrjetit.