-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me maskë dhe pistoletë, hajduti i vendos armën në kokë të resë për t’i marrë celularin

Kryesoret

Një 35-vjeçar është arrestuar këtë të diel në Skrapar pasi i maskuar dhe i pajisur me pistoletë, tentoi t’i vidhte celularin një shtetaseje 28-vjeçare dhe kanosi për jetën një shtetas që ndërhyri.

35-vjeçari u kap në afërsi të një përroi në fshatin Çepan, ku tentoi t’iu shmangej shërbimeve të Policisë. Ai është dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për krime seksuale.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 2 mjete prerëse (thika), 2 maska (kapuça), një palë doreza dhe 1 elektrik dore.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi B. K., 35 vjeç, banues në fshatin Buz, Tepelenë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

35-vjeçari, i maskuar dhe duke kërcënuar me armë zjarri pistoletë, ka tentuar t’i vjedhë celularin, një 28-vjeçareje. Ai gjithashtu ka kanosur për jetën, një 53-vjeçar që ka ndërhyrë kur ka konstatuar tentativën për vjedhje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta në vendngjarje, shërbimet e Policisë e kanë gjetur dhe arrestuar shtetasin B. K., në afërsi të përroit të fshatit Çepan, ku kishte shkuar për t’u fshehur.

Gjatë kontrollit në çantën e dorës, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 mjete prerëse (thika), 2 maska (kapuça), një palë doreza dhe një elektrik dore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit