-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do ia marr jetën siç ia mori mbesës”! Kërcënon daja i vajzës që i dha fund jetës

Kryesoret

Një vajzë 27-vjeçe i dha fund jetës në Tiranë pasi i dashuri i nxori fotot intime në rrjetet sociale. Daja i 27-vjeçares, për të cilën policia njoftoi se ndërroi jetë si pasojë e hedhjes nga kati i katërt i një pallati në rrugën “Teuta” në Kamëz ka akuzuar drejtpërdrejtë të arrestuarin Altin Çoku, që sipas uniformave blu dyshohet se u bë shkak për vetëvrasjen e së resë. Daja i së ndjerës është shprehur se siç ia mori jetën asaj mbese, unë do ia marr jetën”.

“Probleme familjare mund të ketë, por që ta shtyjë i shoqi ose… Me të shoqin nuk ka pasur konflikte fare. Unë habitem si e ka bërë këtë makabër, këto gjeste ai person. Nuk e di se çfarë shpirti dhe çfarë njeriu paska qenë ky… Nuk e di dhe nuk kam fjalë, jam shumë i tronditur.

Si nga drejtësia, nga prokuroria dhe nga gjykata edhe nga ministri Balla, unë si dajë kërkoj që ai të mos dalë nga burgu. Të mos lirohet fare. Dua dënimin me të rreptë. Unë kërkoj që ai të dënohet me burg të përjetshëm. Siç ja mori jetën asaj mbese, unë do ja marr jetën, sepse e di shpirti jonë si e kemi rritur të ndjerën” tha ai.

“Vetë i hëngri…nuk më rruhet”! Çfarë tha burri që shtyu të dashurën drejt fundit tragjik?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit