-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: 10 milionë refugjatë nëse shpërbëhet Ukraina

Kryesoret

Rreth 10 milionë ukrainas do ta braktisnin vendin në rast të shpërbërjes potenciale të Ukrainës, shumica e refugjatëve do të vinin në Europë. Gjermania do të ishte një destinacion kryesor.

Kjo është një prognozë e qeverisë gjermane, sipas gazetës “Welt am Sonntag”, e cila i referohet si qarqeve gjermane të sigurisë, ashtu edhe disa parlamentarëve. Por Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin dhe Policia Federale të pyetur për këtë janë përgjigjur, se nuk duan të japin prognoza për zhvillimet e migracionit, shkruan agjencia e lajmeve AFP.

Politikani i CDU, Roderich Kiesewetter e shikon sot Europën më shumë se kurrë më parë para përgjegjësisë që duhet të marrë për Ukrainën. Vendet mbështetëse të Ukrainës duhet të rrisin ndjeshëm ndihmën ushtarake për Ukrainën sidomos para hezitimit amerikan.

“Nëse ne nuk e ndryshojmë strategjinë tonë të mbështetjes për Ukrainën, skenari “worst case i një eksodi masiv nga Ukraina dhe një zgjerim i luftës drejt vendeve të tjera të NATO-s bëhet më realist. Atëherë 10 milionë refugjatë janë supozimi më i vogël”, ka thënë Kieseweter për “Welt am Sonntag.

Edhe studiuesi i migracionit, Gerald Knaus e ndan këtë qëndrim. “Nëse Ukraina e humbet luftën, mundet që të vijnë në BE më shumë se 10 milionë refugjatë. Që tani kjo është lëvizja më e madhe e refugjatëve në Europë që nga vitet 1940-të” (Lexo KETU lajmin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit