Shërbimet e sigurisë dhe ushtria izraelite njoftuan se liruan dy pengje që u rrëmbyen më 7 tetor nga militantët e Hamasit gjatë një operacioni të kryer gjatë natës në Rafah, pjesën jugore të Rripit të Gazës. Pengjet u dërguan në spitalin Sheba, në Izraelin qendror. Mjekët konfirmuan se ata janë “në gjendje të mirë”.
Në një deklaratë në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se gjatë një “operacioni të përbashkët brenda natës midis IDF, ISA [Agjencia e Sigurisë së Izraelit ose Shin Bet] dhe Policisë së Izraelit dy pengje izraelite nga Kibbutz Nir Yitzhak u shpëtuan Fernando Simon Marman (60 vjeç) dhe Louis Har (70)”. Lufta vazhdon…