-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lejoi fshatin të hapte rrugën, burg ish-kryebashkiakut

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi dënimin për “shpërdorim detyre” për ish-kryetarin e Bashkisë së Fushë Arrëz, Fran Tuci që akuzohet se lejoi ndërtimin e një rruge pa leje përkatëse, që ka sjellë pasojë shkatërrimin e një fondi pyjor me vlerë 234 milionë lekë.

1 vit e 6 muaj burgim për Fran Tucin që përfiton uljen me 1/3 për shkak se pranoi gjykimin e shkurtuar. Ish-kryetari socialist i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci u arrestua në muajin korrik të vitit të kaluar. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi atëherë se kallëzimi për Tucin ishte depozituar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, që kishte gjetur se ish kryebashkiaku kishte lejuar ndërtimin e një rruge të re që ka shkatërruar një fond pyjor me vlerë 234 milion lekë.

Sipas SPAK, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, ishte hapur një segment i ri rrugor me gjatësi rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, që ka cenuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz, si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit