-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump? Borrell: Të bëhemi seriozë, NATO nuk punon me teka

Kryesoret

NATO “nuk mund të jetë një aleancë a “la carte” [v.j. mundësia e zgjedhjes sipas dëshirës nga një meny]”. Kështu tha më 12 shkurt shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pasi Donald Trump minimizoi përkushtimin e tij ndaj ombrellës së sigurisë së NATO-s në Evropë nëse do të zgjidhej sërish president.

Deklaratat e Trumpit nxitën reagime në aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara. Ish-presidenti amerikan tha se ai do të “inkurajojë” Rusinë që të sulmojë çdo shtet të NATO-s që nuk përmbush obligimet e tij financiare ndaj aleancës.

“Të bëhemi serioz. NATO nuk mund të jetë një aleancë ushtarake a la carte, nuk mund të jetë një aleancë ushtarake që punon sipas tekave të përditshme të presidentit amerikan”, tha Borrell.

“Ose ekziston ose jo”, tha ai, duke shtuar se nuk do të komentojë më “asnjë budallallëk” që do të dalë nga fushata zgjedhore presidenciale amerikane.

Deklaratat e Trumpit – i cili kur ishte në pushtet e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe nga marrëveshja për klimën e Parisit – nxiti reagimin e presidentit aktual, Joe Boden.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit